Ndërkohë fjala e ZOTIT iu drejtua Eli Tishbitit e i tha: «Ngrihu e shko në Samari të takosh Ahabin, mbretin e Izraelit. Ja, do ta gjesh te vreshti i Nabotit, që Ahabi ka shkuar ta marrë në pronësi. Do të flasësh me të e do t'i thuash: “Kështu thotë ZOTI: vrave e tani po plaçkit?”. Mandej thuaji: “Kështu thotë ZOTI: në vendin ku qentë lëpinë gjakun e Nabotit, do të lëpijnë edhe gjakun tënd”». Ahabi i tha Elisë: «Më gjete, o armiku im?». Elia i tha: «Të gjeta, sepse shite shpirtin për të bërë ligësi në sytë e ZOTIT. Do të sjell fatkeqësi mbi ty dhe do t'i zhduk e do t'i shfaros të gjithë meshkujt e shtëpisë së Ahabit në Izrael, skllevër apo të lirë. Do ta bëj shtëpinë tënde si shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nebatit, dhe si shtëpinë e Bashait, birit të Ahijahut, sepse ke shkaktuar zemërim e ke shtyrë në mëkat Izraelin. Sa për Izebelën, qentë do ta hanë trupin e saj në fushat e Izrelit, thotë ZOTI.
Lexo 1 Mbretërve 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 21:17-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video