Vetë mori rrugën e shkretëtirës dhe udhëtoi një ditë. Pastaj u ndal dhe u ul nën një gjineshtër. I kërkoi Zotit të vdiste e i tha: «Mjaft, o ZOT! Merrma jetën, se nuk jam më i mirë se të parët e mi». Më pas ra e fjeti nën hijen e gjineshtrës. Papritur e preku një engjëll e i tha: «Çohu e ha». Elia u çua të shohë dhe, ja, te koka ishte një kulaç i pjekur në thëngjij dhe një katruve me ujë. Elia hëngri e piu dhe pastaj u shtri sërish. Engjëlli i ZOTIT u kthye përsëri, e preku Elinë e i tha: «Çohu e ha, se ke rrugë të gjatë për të bërë». Elia u çua dhe hëngri e piu. Me forcën që i dha ushqimi, eci dyzet ditë e dyzet net, derisa mbërriti në malin e Perëndisë, në Horeb. Kur mbërriti në Horeb, Elia hyri në shpellë dhe atje kaloi natën. Atëherë fjala e ZOTIT iu drejtua e i tha: «Ç'bën këtu, Eli?».
Lexo 1 Mbretërve 19
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 19:4-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video