Pastaj Elia i tha Ahabit: «Shko të hash e të pish, sepse po dëgjohet ushtima e një shiu të madh». Ahabi shkoi për të ngrënë e për të pirë, ndërsa Elia u ngjit në majë të malit Karmel, u ul përtokë me fytyrën mes gjunjëve e i tha shërbëtorit të tij: «Ngjitu lart e shiko nga ana e detit». Ai u ngjit, pa e i tha: «Nuk shoh gjë». Atëherë Elia i tha: «Kthehu shtatë herë». Herën e shtatë ai i tha: «Shoh një re të vogël sa pëllëmba e njeriut që po vjen nga deti». Atëherë Elia i tha: «Shko e thuaji Ahabit: “Shaloji kuajt e zbrit nga mali, që mos të të zërë shiu”». Pas pak qielli u nxi nga retë e nga era dhe filloi të binte shi me rrëmbim. Ahabi hipi në karrocë dhe u nis për në Izrel.
Lexo 1 Mbretërve 18
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 18:41-45
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video