Pas njëfarë kohe, përroi shteroi, se në vend nuk kishte rënë shi. Atëherë fjala e ZOTI iu drejtua sërish Elisë e i tha: «Ngrihu e shko në Sareptë të Sidonit dhe qëndro atje. Aty i kam dhënë urdhër një gruaje të ve të kujdeset për ushqimin tënd». Elia u ngrit e shkoi në Sareptë. Kur mbërriti te portat e qytetit, pa një vejushë tek mblidhte dru. Elia e thirri e i tha: «Më sill pak ujë në një katruve, që të pi». Kur ajo u nis për të marrë ujin, ai i thirri e i tha: «Të lutem, më sill edhe një copë bukë». Ajo i tha: «Pasha ZOTIN, Perëndinë tënd, në më ka mbetur më ushqim, përveç një grushti miell në tinar dhe pak vaji në qyp. Ja, tani po mbledh nja dy copa dru dhe pastaj do të shkoj në shtëpi për ta gatuar për vete dhe për djalin. Do të hamë e pastaj do të vdesim». Elia i tha: «Mos ki frikë, por shko e bëj siç the. Më parë, veçse, më piq mua një kulaç të vogël me miellin që ka mbetur dhe ma sill. Pastaj gatuaj për vete dhe për djalin, sepse kështu thotë ZOTI, Perëndia i Izraelit: “Mielli në tinar nuk do të mbarojë dhe vaji në qyp nuk do të pakësohet, deri ditën që ZOTI do të dërgojë shiun mbi faqen e tokës”». Vejusha shkoi e bëri siç i tha Elia dhe për shumë ditë patën për të ngrënë ai, ajo dhe shtëpia e saj. Tinari i miellit nuk u zbraz dhe qypi i vajit nuk u shter, ashtu siç kishte thënë ZOTI përmes Elisë.
Lexo 1 Mbretërve 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 17:7-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video