Atëherë ZOTI i foli Jehut, birit të Hananiut, për t'i thënë Bashait këto fjalë: «Unë të ngrita nga pluhuri dhe të bëra sundues të popullit tim, Izraelit. Por ti u solle njëlloj si Jeroboami, e shtyve popullin tim, Izraelin, në mëkat dhe ndeze kështu zemërimin tim për mëkatet e tyre. Prandaj do të të shfaros ty dhe shtëpinë tënde e do të veproj me të si veprova me shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nebatit. Njerëzit e shtëpisë së Bashait që do të vdesin në qytet do t'i hanë qentë dhe shpendët e qiellit do të hanë ata që do të vdesin në arë».
Lexo 1 Mbretërve 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 16:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video