Por jo të gjithë i kanë njohuritë e duhura. Disa që nuk i kanë hequr ende doket e idhujtarisë, e hanë mishin që u flijohet idhujve si t'u përkiste idhujve. Kështu, ndërgjegjja e tyre e dobët përlyhet. Ushqimi nuk do të na çojë më pranë Perëndisë. Nuk humbasim asgjë nëse nuk hamë; dhe nuk fitojmë asgjë, nëse hamë. Por kini kujdes që liria juaj të mos bëhet pengesë për më të dobëtit në besim. Nëse ndonjë prej tyre të shikon ty që ke njohuri në një tryezë ku hahet mish që u është flijuar idhujve, a nuk do ta shtyjë atë ndërgjegjja e dobët që të shkojë e të hajë mishin që u flijohet idhujve? Kështu, për shkak të dijes sate do të humbasë i dobëti, vëllai, për të cilin vdiq Krishti. Pra, duke mëkatuar ndaj vëllezërve dhe duke lënduar ndërgjegjen e tyre të dobët, mëkatoni ndaj Krishtit. Prandaj, nëse ushqimi im bëhet pengesë për vëllain tim, unë nuk do të ha kurrë mish, që mos t'i bëhem pengesë.
Lexo 1 Korintasve 8
Dëgjoj 1 Korintasve 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Korintasve 8:7-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video