O vëllezër, këto gjëra që ju thashë për veten dhe për Apolin jua dhashë si shembull, që të mësoni kuptimin e thënies «Sa është shkruar e jo më shumë» dhe që të mos krenoheni me njërin e të hidhni poshtë tjetrin. Çfarë të dallon nga të tjerët? A nuk t'i ka dhënë tjetërkush të gjitha ato që ke? Nëse i ke marrë nga Perëndia, përse mburresh si të mos i kishe marrë prej tij? Tani qenkeni të ngopur! Tani qenkeni të pasur! Tani qenkeni bërë mbretër pa ne! Ah, sikur të ishit bërë mbretër, që të mbretëronim edhe ne me ju. Unë mendoj se Perëndia na ka vënë ne apostujt në vendin e fundit, na ka bërë si të dënuar me vdekje, se jemi bërë gazi i botës, i engjëjve dhe i njerëzve. Kështu, për shkak të Krishtit ne jemi të marrë, ndërsa ju të mençur; ne jemi të dobët, ndërsa ju të fortë; ne jemi të poshtëruar, ndërsa ju të nderuar.
Lexo 1 Korintasve 4
Dëgjoj 1 Korintasve 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Korintasve 4:6-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video