Predikimi i kryqit është marrëzi për ata që shkojnë në humbje, por për ne të shpëtuarit është fuqia e Perëndisë. Sepse është shkruar: urtinë e të urtëve do ta shkatërroj, ndërsa mençurinë e të mençurve do ta hedh tej. Ku është, pra, i urti? Ku është shkruesi? Ku është hulumtuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri Perëndia marrëzi urtinë e kësaj bote? Meqenëse njerëzit nuk e njohën Perëndinë nëpërmjet urtisë, atëherë Perëndia, me urtinë e tij, parapëlqeu t'i shpëtojë ata që besojnë, nëpërmjet marrëzisë së predikimit. Judenjtë kërkojnë shenjë dhe helenët kërkojnë urti, ndërsa ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar që u bëhet pengesë judenjve dhe marrëzi kombeve. Por për ata që janë thirrur nga Perëndia, judenj apo helenë, Krishti është fuqia e Perëndisë dhe urtia e tij. Marrëzia e Perëndisë është më e urtë se njerëzit dhe dobësia e tij është më e fortë se ata. Vëllezër, shikoni kush jeni ju që u thirrët nga Perëndia! Ndër ju, nga ana njerëzore, nuk ka shumë të urtë, as shumë të fortë e as shumë fisnikë. Por Perëndia zgjodhi të marrët sipas botës për të turpëruar të urtët, zgjodhi të dobëtit sipas botës për të turpëruar të fortët. Ai zgjodhi gjërat jo të fisme e të përbuzura të botës, ato që nuk janë asgjë në sytë e saj, për të shkatërruar ato që sipas botës janë të rëndësishme. Kështu, askush nuk mund të mburret para Perëndisë. Por, ai bëri që ju të jeni të bashkuar me Jezu Krishtin, që u bë për ne urtia e Perëndisë. Krishti na bëri të drejtë, na shenjtëroi e na shpengoi
Lexo 1 Korintasve 1
Dëgjoj 1 Korintasve 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Korintasve 1:18-30
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video