Unë, Pali, i thirrur për të qenë apostull i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetit të Perëndisë dhe vëlla Sosteni, po i shkruajmë kishës së Perëndisë, që është në Korint, të shenjtëruarve përmes Jezu Krishtit, të thirrurve për të qenë të shenjtë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend thërrasin emrin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zotit të tyre dhe Zotit tonë: paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht! E falënderoj Perëndinë tim gjithnjë për ju, që ju dha hirin e tij me anë të Jezu Krishtit. Ai ju pasuroi në gjithçka, në çdo fjalë e në çdo dije. Kështu, dëshmia për Krishtin u përforcua aq shumë ndër ju, saqë nuk ju mungon asnjë dhunti, ndërkohë që prisni ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Ai do t'ju mbajë të fortë deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në Ditën e Zotit tonë Jezu Krisht. Perëndia, që ju thirri në bashkësi me Birin e tij Jezu Krishtin, Zotin tonë, është besnik.
Lexo 1 Korintasve 1
Dëgjoj 1 Korintasve 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Korintasve 1:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video