Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Kronikave 8

8
Bijtë e Benjaminit
1Benjaminit i lindi Belai, i parëlinduri, Ashbeli, i dyti, Ahrahu, i treti, 2Nohahu, i katërti e Rafai, i pesti. 3Belai pati për bij Adarin, Gerain, Abihudin, 4Abishuain, Namanin, Ahoahun, 5Gerain, Shefufanin e Huramin. 6Bijtë e Ehudit, krerët e fiseve të banorëve të Gebës, që u dëbuan në Manahat, ishin këta: 7Namani, Ahijahu e Gerai, që u shpërngul e lindi Uzain e Ahihudin. 8Shaharaimit i lindën fëmijë në trojet e Moabit, pasi kishte dëbuar Hushimën e Baranë, gratë e veta. 9Nga gruaja e vet, Hodesha, i lindën Jobabi, Cibjai, Meshai, Malkami, 10Jeuci, Sakiahu e Mirmahu. Këta ishin bijtë e tij, krerët e fiseve. 11Nga Hushima i lindën Abitubi dhe Elpali. 12Bijtë e Elpalit ishin Eberi, Mishami e Shemedi, i cili ndërtoi Ononë e Lodin me rrethina, 13Berjahu e Shemai, krerë të fiseve të banorëve të Ajalonit, që u dhanë arratinë banorëve të Gatit, 14Ahijoi, Shashaku e Jeremoti. 15Zebadjahu, Aradi, Ederi, 16Mikaeli, Ishpahu e Johai ishin bijtë e Berjahut. 17Zebadjahu, Meshulami, Hizkiu, Heberi, 18Ishmerai, Izlijahu e Jobabi ishin bijtë e Elpalit. 19Jakimi, Zikriu, Zabdiu, 20Elienai, Ciletai, Elieli, 21Adajahu, Berajahu e Shimrati ishin bijtë e Shimeit. 22Ishpani, Eberi, Elieli, 23Abdoni, Zikriu, Hanani, 24Hananiahu, Elami, Antotjahu, 25Ifdejahu e Penueli ishin bijtë e Shashakut. 26Shamsherai, Sheharjahu, Ataljahu, 27Jareshjahu, Elia e Zikriu ishin bijtë e Jerohamit. 28Këta qenë krerët e fiseve sipas breznive. Këta krerë banonin në Jerusalem.
29Në Gibeon banonte i ati i Gibeonit dhe gruaja e tij që quhej Maka. 30Biri i tij i parëlindur ishte Abdoni, pastaj Curi, Kishi, Baali, Nadabi, 31Gedori, Ahijoi e Zekeri. 32Miklotit i lindi Shimeahu. Edhe këta, sikurse të vëllezërit, banonin në Jerusalem me vëllezërit e vet. 33Nerit i lindi Kishi, Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonatani, Malkishuai, Abinadabi dhe Eshbaali#8.33 te 2Sa: Ishboshet. 34Jonatani pati për bir Merib Baalin#8.34 te 2Sa: Mefiboshet dhe Merib Baalit i lindi Mikahu. 35Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Tareai e Ahazi. 36Ahazit i lindi Jehoadahu, Jehoadahut i lindi Alemeti, Azmaveti e Zimriu. Zimriut i lindi Mocai. 37Mocait i lindi Bineai, që pati për bir Rafahun, që pati për bir Eleasahun, që pati për bir Acelin. 38Aceli pati gjashtë bij. Emrat e tyre janë këta: Azrikami, Bokerui, Ishmaeli, Shearjahu, Abdia e Hanani. Të gjithë këta ishin bijtë e Acelit. 39Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, Ulami, i parëlinduri, Jeushi, i dyti, Elifeleti, i treti. 40Bijtë e Ulamit ishin burra të fortë, trima e harkëtarë. Ata kishin shumë fëmijë e nipa, njëqind e pesëdhjetë. Të gjithë këta ishin bijtë e Benjaminit.

Aktualisht i përzgjedhur:

1 Kronikave 8: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr