Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Kronikave 7

7
Isahari
1Bijtë e Isaharit ishin Tolai, Puahu, Jashubi e Shimroni, pra katër. 2Bijtë e Tolait, Uziu, Refajahu, Jerieli, Jahmai, Ibsami e Samueli, krerët e fiseve të Tolait, burrat trima të breznisë së vet. Në kohën e Davidit ata ishin njëzet e dy mijë e gjashtëqind veta. 3Bijtë e Uziut ishin Izrahjahu. Bijtë e Izrahjahut, Mikaeli, Abdia, Joeli e Ishjahu. Gjithsej pesë krerë, 4që kishin me vete, sipas breznive të fiseve përkatëse, tridhjetë e gjashtë mijë luftëtarë, sepse kishin shumë gra e fëmijë. 5Vëllezërit e tyre, sipas të gjitha familjeve të Isaharit e sipas regjistrimit të përgjithshëm, ishin tetëdhjetë e shtatë mijë burra trima.
Benjamini
6Bijtë e Benjaminit ishin Belai, Bekeri e Jediaeli, pra tre. 7Bijtë e Belait, Ecboni, Uziu, Uzieli, Jerimoti e Iriu, pesë krerë fisesh, me njëzet e dy mijë e tridhjetë e katër burra trima të regjistruar. 8Bijtë e Bekerit, Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Eljoenai, Omriu, Jeremoti, Abijahu, Anatoti dhe Alemeti. Të gjithë këta ishin bijtë e Bekerit. 9Regjistrimi i tyre sipas breznive të krerëve të fiseve përfshin njëzet e dy mijë e dyqind burra trima. 10Bijtë e Jediaelit ishin Bilhani. Bijtë e Bilhanit, Jeushi, Benjamini, Ehudi, Kenanahu, Zetani, Tarshishi e Ahishahari. 11Të gjithë këta ishin bijtë e Jediaelit, sipas krerëve të fiseve, shtatëmblëdhjetë mijë e dyqind veta të aftë për luftë e betejë. 12Shupimi e Hupimi ishin bijtë e Irit, ndërsa Hushimi ishte biri i Aherit.
Neftaliu
13Bijtë e Neftaliut ishin Jahcieli, Guniu, Jeceri e Shalumi, pasardhës të Bilhahut.
Manaseu
14Bijtë e Manaseut ishin Asrieli, lindur nga shemra e tij aramease, që lindi edhe Makirin, atin e Gileadit. 15Makiri mori grua për Hupimin e Shupimin. Motra e tij quhej Maka. Emri i të dytit ishte Celofehad. Edhe Celofehadi pati bija. 16Maka, gruaja e Makirit, lindi një djalë e ia vuri emrin Peresh. Vëllai i tij quhej Sheresh. Ai pati për bij Ulamin e Rekemin. 17Bijtë e Ulamit Bedani. Këta ishin bijtë e Gileadit, të birit të Makirit, të birit të Manaseut. 18Motra e tij, Hamoleketa, lindi Ishhodin, Abiezerin e Mahlahun. 19Bijtë e Shemidait ishin Ahiani, Shekemi, Likniu e Aniami.
Efraimi
20Bijtë e Efraimit ishin Shutelahu, që pati për bir Beredin, që pati për bir Tahatin, që pati për bir Eleadahun, që pati për bir Tahatin, 21që pati për bij Zabadin, Ezerin dhe Eleadin, të cilët i vranë njerëzit e Gatit, se kishin ardhur për t'u rrëmbyer bagëtinë. 22Efraimi, ati i tyre, i vajtoi për shumë ditë dhe vëllezërit e tij erdhën për ta ngushëlluar. 23Ai fjeti me gruan e vet, e cila mbeti shtatzënë e lindi djalë. Ia vuri emrin Berjah, sepse shtëpisë së tij i kishte rënë gjëma. 24Bija e tij ishte Sheraja. Ajo ndërtoi Bet Horonin e Poshtëm e të Epërm, si edhe Uzen Sherahun. 25Ai pati për bir edhe Refahun, që pati për bir Reshefin, që pati për bir Telahun, që pati për bir Tahanin, 26që pati për bir Ladanin, që pati për bir Amihudin, që pati për bir Elishamain, 27që pati për bir Nunin, që pati për bir Jozuehun. 28Prona e vendbanimi i tyre ishin Beteli me rrethina, Narani në lindje, në perëndim Gezeri me rrethina, Shekemi me rrethina, deri në Ajah, me rrethinat e tij. 29Bijve të Manaseut i përkisnin Bet Sheani me rrethina, Tanaku me rrethina, Megidoja me rrethina e Dori me rrethina. Në to banonin bijtë e Jozefit, të birit të Izraelit.
Asheri
30Bijtë e Asherit ishin Imnahu, Ishvahu, Ishviu, Berjahu dhe motra e tyre Seraja. 31Bijtë e Berjahut, Heberi e Malkieli, i ati i Birzaitit. 32Heberit i lindën Jafleti, Shomeri, Hotami dhe motra e tyre, Shuaja. 33Bijtë e Jafletit, Pasahu, Bimhali e Ashvati. Këta qenë bijtë e Jafletit. 34Bijtë e Shemerit, vëllait të tij, Rohgahu, Jehubahu e Arami. 35Bijtë e Helemit, vëllait të tij, Cofahu, Imnai, Sheleshi dhe Amali. 36Bijtë e Cofahut, Suahu, Harneferi, Shuali, Beriu, Imrahu, 37Beceri, Hodi, Shamai, Shilshahu, Itrani e Berau. 38Bijtë e Jeterit, Jefunehu, Pispahu e Aradi. 39Bijtë e Ulait, Arahu, Hanieli dhe Ricjai. 40Të gjithë këta ishin bijtë e Asherit, krerët e zgjedhur të fiseve të veta, burra trima, krerët e prijësve. Numri i të regjistruarve për ushtri e luftë ishte njëzet e gjashtë mijë burra.

Aktualisht i përzgjedhur:

1 Kronikave 7: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr