Engjëlli i ZOTIT i tha Gadit t'i thoshte Davidit që të ngjitej e t'i ngrinte Zotit një altar në lëmin e Ornan Jebusitit. Davidi shkoi, sipas fjalës që kishte thënë Gadi në emër të ZOTIT. Ornani u kthye e pa engjëllin. Katër bijtë e tij, që ishin me të, u fshehën. Ornani po shinte drithin, kur iu afrua Davidi. Porsa e pa, e vuri re se ishte Davidi, doli nga lëmi dhe u përkul para Davidit me fytyrë përdhe. Davidi i tha Ornanit: «Ma jep mua vendin e lëmit, që t'i ndërtoj ZOTIT një altar. Ma jep me çmim të plotë, që të largohet lëngata nga populli». Ornani i tha Davidit: «Merre dhe le të bëjë imzot mbreti çfarë të dojë. Ja, po të jap edhe mëzetërit për flitë e shkrumbimit, edhe sharrën për dru, edhe drithin për flinë e drithit. Po të jap gjithçka». Por mbreti David i tha Ornanit: «Jo, dua ta blej me çmim të plotë. Nuk do t'i kushtoj ZOTIT diçka që të përket ty e të kushtoj një fli shkrumbimi falas». Atëherë Davidi i dha Ornanit gjashtëqind sikla ar për atë vend. Pastaj Davidi i ndërtoi ZOTIT një altar në atë vend dhe kushtoi fli shkrumbimi e paqtimi. Ai e thirri ZOTIN e ai iu përgjigj me zjarrin që ra prej qiellit mbi altarin e flisë së shkrumbimit. ZOTI e urdhëroi engjëllin dhe ai e ktheu shpatën në mill.
Lexo 1 Kronikave 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Kronikave 21:18-27
21 Days
Start your new year with a focus on the spiritual discipline of fasting. This plan includes several passages about fasting and others that encourage reflection and closeness to God. For 21 days, you'll get a daily Bible reading, a brief devotional, reflection questions, and a prayer focus. For more content, check out www.finds.life.church.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video