Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 69:1-18

Psalteri 69:1-18 PSGEKK1872

Shpëto-më, o Perëndi, sepse më hynë ujëna deri ndë shpirt. U zhyta ndë baltë të thellë, atie ku nuk’ ashtë vend për me qindruem, e mbërrina ndë të thellat e ujënavet, edhe rriedheja më mbuloi. U lodha së bërtituni, m’u tha gurrmazi, m’u lothnë sytë së prituni Perëndinë t’em. Ata qi më kanë mëni pa punë u shumuenë ma tepërë se qimet’ e kresë s’eme, u banë të fortë anëmiqt’ e mi, qi më ndiekinë pa-udhë, atëhere unë këtheva qish nukë rrëmbeva. O Perëndi, ti ngjef marrinë t’eme, edhe fajet’ e mi nukë janë mpshefunë prei teje. Mos u turpnofshinë për punët t’eme ata qi të presinë, o Zot Perëndia i fuqivet, mos u turpënofshinë për punët t’eme ata qi të kërkojënë, o Perëndia i Israelit. Se për punët tande durova shpërnderim, turpëja më mbuloi faqenë. U bash i huej te vëllazënit’ e mi, edhe farë e huej te të bijt’ e amësë s’eme. Se zelli i shtëpisë s’ate më hangri, edhe shpërnderimet’ e atyne qi të shpërnderojënë ranë mbi mue. Edhe qava tue munduem shpirtinë t’em me agjinim, por këjo m’u ba për shpërnderim. Edhe bana thesinë petk, edhe u bashë përrallëzë ndër ata. Ata qi rrinë ndëpër dyert flitshinë kundrë meje, edhe ata qi pijnë venë më këndoishinë kankë. Por unë dërgoj të falunitë t’em te ti, o Zot, kohë pëlqimi ashtë, o Perëndi, për të shumën’ e përdëllinit t’yt ndëgjo-më, edhe për të vërtetën’ e shpëtesësë s’ate. Shpëto-më prei baltet, qi të mos zhytem, shpëtofsha prei atyne qi më kanë mëni, edhe prei thellësinavet ujënavet. Mos më mbuloftë të rriedhunit’ e ujënavet, as mos më përpiftë thellësina, edhe pusi mos mbylltë grykën’ e vet mbi mue. Ndëgjo-më, o Zot, se përdëllimi ytasht i mirë; mbas shumë të dhimptunavet tua, shtier sytë mbi mue. Edhe mos këthe mbënjanë faqenë tande prei shërbëtorit t’yt, se jam shtrënguem; ndëgjo-më shpeit. Avitu te shpirti em, edhe shpërble ate, për punët të anëmiqvet mi shpëto-më.