O Perendi, ti je Perëndia em, çë ndë nadie po të kërkoj, shpirti em ka et për tyi, mishi em ka mall për tyi ndë dhe të shkretë, e të thatë, e të pa-ujë, qi të shof fuqinë tande edhe lavdinë tande, sikurse të pashë ndë vend të shenjtënuem. Se përdëllimi yt ashtë ma i mirë se jeta, buzët’ e mia kanë me të lavduruem. Kështu kam me të bekuem ndë jetët t’eme, mb’emënit tand kam me ngritunë duert’ e mia. Shpirti em ka me u ngimë porsi prei të maimi e prei dhiami, edhe goja eme ka me të lavduruem me buzë gëzimi, kur të kujtoj ndë shtrat t’em, tyi të shkoj ndër mend për gjithë horet’ e natësë. Se m’u bane ndifma eme, përandai kam me u gëzuem ndënë hien’ e fletëvet tua. Shpirti em u ngjit mbas teje, e diathta jote më ndif.
Lexo Psalteri 63
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalteri 63:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video