Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 28

28
Psallm’ e Davidit.
1Te ti kam me thërritun’, o Zot, shkrepi em: mos më bajsh veshinë të shurdhëtë, as ndonji herë mos më bajsh veshinë të shurdhëtë, sepse kam me shëmbëllyem atyne qi sdrypinë ndë gropë.
2Ndëgjo zanin’ e lutëjevet mia, kur thërres te ti, kur ngre duert’ e mia ndë tempull tand të shenjtënueminë.
3Mos më hiq bashkë me të pa-besëtë, edhe bashkë me ata qi punojënë pa udhë, të cillëtë flasinë paqtim me të afërmit’ e vet, por kanë të keqe ndë zemërat të veta.
4Ep-u atyne mbas punëvet atyne, edhe mbas së keqesë të punuemevet atyne, mbas punëvet duervet atyne, ep-u atyne; ep-u atyne shpagimin’ e atyne.
5Se nukë mbanë vesh punëvet Zotit, edhe punëvet duervet ati; ka me i rrëzuem ata, edhe s’ka me i ngritunë ma.
6I bekuem qoftë Zoti, se ndëgjoi zanin’ e lutëjevet mia.
7Zoti ashtë fuqia eme, edhe mburonja eme; zemëra eme shpëreu mb’atë, edhe gjeta ndifmë, përandai u gëzue zemëra eme, edhe kam me e lavduruem me kankët’ e mia.
8Zoti ashtë fuqia e popullit vet, ai asht’ edhe fuqia e shpëtimevet të lyemit vet.
9Shpëto popullinë tand dhe beko trashëgiminë tand, edhe kullot ata, edhe nalto ata për gjithë jetënë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 28: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr