Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 144:12-15

Psalteri 144:12-15 PSGEKK1872

qi të jenë bijtë t’anë, porsi bima të ra, qi rritenë, kur janë të rij; bijatë t’ona, porsi gurë të latuem, qi vihenë ndë ballë të murit pallatit; qilitë t’ona janë plot, e nxierrinë çdo farë gjaje; dhentë t’anë shumohenë me mijëna e me dhetë mijëna ndë fushat t’ona; qetë t’anë janë të fortë për me bartunë barrë; mos qoftë as të hymë, as të dalë, as të bërtitunë ndër rrugat t’ona. Lum ai popull, qi gjindetë kështu! Lum ai popull, të cillit Zoti ashtë Perëndia i ati!