Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 119:105-112

Psalteri 119:105-112 PSGEKK1872

Fjala jote ashtë kandile ndër kambët të mia, ende dritë nd’udhët të mia. Bana be, ende do të qindroj me ruitunë gjyqet’ e dreitënisë s’ate. Hoqa keq fort; o Zot, ep-më frymë të gjallë mbas fjalësë s‘ate. Prit pra dhunëtiat’ e gojësë s’eme, o Zot, qi t’i bie me dashunim, ende mëso-më gjyqet’ e tu. E kam shpirtinë kur-do n’dorë, po s’harrova ligjënë tande. Të pabesëtë më ngrefnë kurth, po unë nukë dola jashtë porosivet tua. Trashigova deshmimet’ e tu për gjithë jetënë, se këto janë gëzim’ i zemrësë s’eme. Ula zemrënë t’eme për me bam’ urdhënimet’ e tu përherë ngjer ndë fund.