1
Fjalët e urta 15:1
Bibla Shqip 1994
Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.
Krahaso
Eksploroni Fjalët e urta 15:1
2
Fjalët e urta 15:33
Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.
Eksploroni Fjalët e urta 15:33
3
Fjalët e urta 15:4
Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.
Eksploroni Fjalët e urta 15:4
4
Fjalët e urta 15:22
Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.
Eksploroni Fjalët e urta 15:22
5
Fjalët e urta 15:13
Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.
Eksploroni Fjalët e urta 15:13
6
Fjalët e urta 15:3
Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.
Eksploroni Fjalët e urta 15:3
7
Fjalët e urta 15:16
Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.
Eksploroni Fjalët e urta 15:16
8
Fjalët e urta 15:18
Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.
Eksploroni Fjalët e urta 15:18
9
Fjalët e urta 15:28
Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.
Eksploroni Fjalët e urta 15:28
Kreu
Bibla
Plane
Video