Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,
për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mençura;
për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,
për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.