1
Marku 2:17
Bibla Shqip 1994
Dhe Jezusi, kur e dëgjoi, u tha atyre: ''Nuk janë të shëndoshet që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim.
Krahaso
Eksploroni Marku 2:17
2
Marku 2:5
Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: ''O bir, mëkatet e tua të janë falur!''.
Eksploroni Marku 2:5
3
Marku 2:27
Pastaj u tha atyre: ''E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.
Eksploroni Marku 2:27
4
Marku 2:4
Por, duke qenë se nuk mund t'i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.
Eksploroni Marku 2:4
5
Marku 2:10-11
Dhe tani, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi dhe, unë po të them (i tha të paralizuarit): Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!"''.
Eksploroni Marku 2:10-11
6
Marku 2:9
Çfarë është më lehtë: t'i thuash të paralizuarit: "Mëkatet e tua të janë falur", apo t'i thuash: "Çohu, merre vigun tënd dhe ec"?
Eksploroni Marku 2:9
7
Marku 2:12
Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në praninë e të gjithëve dhe kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: ''Një gjë të tillë s'e kemi parë kurrë!''.
Eksploroni Marku 2:12
Kreu
Bibla
Plane
Video