1
Gjoni 14:27
Bibla Shqip 1994
Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.
Krahaso
Eksploroni Gjoni 14:27
2
Gjoni 14:6
Jezusi i tha: ''Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.
Eksploroni Gjoni 14:6
3
Gjoni 14:1
''Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!
Eksploroni Gjoni 14:1
4
Gjoni 14:26
por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.
Eksploroni Gjoni 14:26
5
Gjoni 14:21
Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t'i dëftehem atij''.
Eksploroni Gjoni 14:21
6
Gjoni 14:16-17
Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.
Eksploroni Gjoni 14:16-17
7
Gjoni 14:13-14
Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin. Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj''.
Eksploroni Gjoni 14:13-14
8
Gjoni 14:15
''Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.
Eksploroni Gjoni 14:15
9
Gjoni 14:2
Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t'ju thosha. Unë po shkoj t'ju përgatis një vend.
Eksploroni Gjoni 14:2
10
Gjoni 14:3
Dhe kur të shkoj e t'ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t'ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.
Eksploroni Gjoni 14:3
11
Gjoni 14:5
Thomai i tha: ''Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?''
Eksploroni Gjoni 14:5
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video