1
Gjyqtarët 6:12
Bibla Shqip 1994
Engjëlli i Zotit iu shfaq dhe i tha: "Zoti është me ty, o luftëtar trim!".
Krahaso
Eksploroni Gjyqtarët 6:12
2
Gjyqtarët 6:14
Atëherë Zoti iu drejtua atij dhe i tha: "Shko me këtë fuqi që ke dhe shpëtoje Izraelin nga dora e Midianit. A nuk jam unë që po të dërgoj?".
Eksploroni Gjyqtarët 6:14
3
Gjyqtarët 6:16
Zoti i tha: "Por unë do të jem me ty dhe ti ke për t'i mundur midianitët sikur ata të ishin një njeri i vetëm".
Eksploroni Gjyqtarët 6:16
4
Gjyqtarët 6:13
Gedeoni iu përgjigj: "Imzot, në rast se Zoti është me ne, atëherë pse na ndodhën tërë këto? Ku janë mrekullitë që na kanë treguar etërit tanë duke thënë: "A nuk na nxori Zoti nga Egjipti?". Por tani Zoti na ka braktisur dhe na ka lënë në duart e Midianit".
Eksploroni Gjyqtarët 6:13
5
Gjyqtarët 6:15
Ai iu përgjigj: "O Imzot, si mund ta shpëtoj Izraelin? Ja, familja ime është më e dobëta e Manasit, dhe unë jam më i vogli në shtëpinë e atit tim".
Eksploroni Gjyqtarët 6:15
6
Gjyqtarët 6:11
Pastaj erdhi Engjëlli i Zotit dhe u ul nën lisin e Ofrahut, që i përkiste Joashit, abiezeritit, ndërsa biri i tij Gedeoni shtinte grurin në një vend të ngushtë për ta shpëtuar nga midianitët.
Eksploroni Gjyqtarët 6:11
7
Gjyqtarët 6:24
Atëherë Gedeoni ndërtoi një altar për Zotin dhe e quajti "Jehovah Shalom". Ai gjendet edhe sot në Ofrahun e abiezeritëve.
Eksploroni Gjyqtarët 6:24
8
Gjyqtarët 6:17
Atëherë Gedeoni i tha: "Në rast se kam gjetur hirin tënd, më jep një shenjë se je ti ai që flet me mua.
Eksploroni Gjyqtarët 6:17
9
Gjyqtarët 6:23
Zoti i tha: "Paqja qoftë me ty, mos ki frikë, s'ke për të vdekur!".
Eksploroni Gjyqtarët 6:23
10
Gjyqtarët 6:1
Bijtë e Izraelit bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe Zotit i dha në duart e Midianit shtatë vjet me radhë.
Eksploroni Gjyqtarët 6:1
Kreu
Bibla
Plane
Video