1
Jakobit 1:2-3
Bibla Shqip 1994
Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.
Krahaso
Eksploroni Jakobit 1:2-3
2
Jakobit 1:5
Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet.
Eksploroni Jakobit 1:5
3
Jakobit 1:19
Prandaj, vëllezërit e mi shumë të dashur, çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim
Eksploroni Jakobit 1:19
4
Jakobit 1:4
Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.
Eksploroni Jakobit 1:4
5
Jakobit 1:22
Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.
Eksploroni Jakobit 1:22
6
Jakobit 1:12
Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.
Eksploroni Jakobit 1:12
7
Jakobit 1:17
çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.
Eksploroni Jakobit 1:17
8
Jakobit 1:23-24
Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte.
Eksploroni Jakobit 1:23-24
9
Jakobit 1:27
Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.
Eksploroni Jakobit 1:27
10
Jakobit 1:13-14
Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.
Eksploroni Jakobit 1:13-14
11
Jakobit 1:9
Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij
Eksploroni Jakobit 1:9
Kreu
Bibla
Plane
Video