1
Zanafilla 32:28
Bibla Shqip 1994
Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar".
Krahaso
Eksploroni Zanafilla 32:28
2
Zanafilla 32:26
Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjigj: "Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!".
Eksploroni Zanafilla 32:26
3
Zanafilla 32:24
Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim.
Eksploroni Zanafilla 32:24
4
Zanafilla 32:30
Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".
Eksploroni Zanafilla 32:30
5
Zanafilla 32:25
Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijës së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij.
Eksploroni Zanafilla 32:25
6
Zanafilla 32:27
Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjigj: "Jakob".
Eksploroni Zanafilla 32:27
7
Zanafilla 32:29
Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjigj: "Pse e do emrin tim?".
Eksploroni Zanafilla 32:29
8
Zanafilla 32:10
unë nuk jam i denjë i të gjitha mirësive dhe i gjithë besnikërisë që ke treguar ndaj shërbyesit tënd, sepse unë e kalova këtë Jordan vetëm me shkopin tim dhe tani janë bërë dy grupe.
Eksploroni Zanafilla 32:10
9
Zanafilla 32:32
Për këtë arsye, deri në ditën e sotme, bijtë e Izraelit nuk e hanë gilcën e kofshës që kalon nëpër zgavrën e ijës, sepse ai njeri kishte prekur zgavrën e ijës së Jakobit në pikën e gilcës së kofshës.
Eksploroni Zanafilla 32:32
10
Zanafilla 32:9
Pastaj Jakobi tha: "O Perëndi i atit tim Abraham, Perëndi i atit tim Isak, o Zot, që më ke thënë: "Ktheu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd dhe unë do të bëj të mirë"
Eksploroni Zanafilla 32:9
11
Zanafilla 32:11
Çliromë, të lutem, nga duart e vëllait tim, nga duart e Esaut, sepse unë kam frikë nga ai dhe druaj që ai të vijë për të më sulmuar, pa kursyer as nënat as fëmijët.
Eksploroni Zanafilla 32:11
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video