1
1 i Mbretërve 17:14
Bibla Shqip 1994
Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë"".
Krahaso
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:14
2
1 i Mbretërve 17:1
Elia, tishbiti, një nga banorët e Galaadit i tha Ashabit: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, në prani të të cilit unë ndodhem, nuk do të ketë as vesë as shi gjatë këtyre viteve, veçse me fjalën time".
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:1
3
1 i Mbretërve 17:13
Elia i tha: "Mos ki frikë; shko dhe bëj si the; por më parë bëj një kulaç të vogël për mua dhe sillma; pastaj ta bësh për vete dhe për djalin tënd.
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:13
4
1 i Mbretërve 17:12
Ajo u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia yt, bukë nuk kam, por kam vetëm një dorë miell në një enë dhe pak vaj në një qyp; dhe tani po mbledh dy copa dru për t'i përgatitur për vete dhe për djalin tim; do t'i hamë dhe pastaj kemi për të vdekur".
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:12
5
1 i Mbretërve 17:9
"Çohu dhe shko të vendosësh në Sarepta të sidonitëve, sepse atje kam urdhëruar një grua të ve të të sigurojë ushqimin".
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:9
6
1 i Mbretërve 17:16
Ena e miellit nuk mbaroi dhe qypi i vajit nuk u pakësua, sipas fjalës që Zoti kishte shqiptuar me anë të Elias.
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:16
7
1 i Mbretërve 17:15
Kështu ajo shkoi dhe veproi sipas fjalës së Elias; dhe kështu hëngrën ajo, Elia dhe gjithë familja e saj për një kohë të gjatë.
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:15
8
1 i Mbretërve 17:10
Ai u ngrit, pra, dhe shkoi në Sarepta; sapo arriti në portën e qytetit, ai pa një të ve që mblidhte dru. Ai e thirri dhe i tha: "Shko dhe më merr pak ujë në një enë që të mund të pi".
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:10
9
1 i Mbretërve 17:4
Do të pish ujë në përrua dhe unë i kam urdhëruar korbat që të të japin të hash atje".
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:4
10
1 i Mbretërve 17:11
Ndërsa ajo po shkonte për të marrë ujin, ai e thirri dhe i tha: "Më sill edhe një copë bukë".
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:11
11
1 i Mbretërve 17:6
Korbat i sillnin bukë e mish në mëngjes dhe bukë e mish në mbrëmje, dhe pinte ujë në përrua.
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:6
12
1 i Mbretërve 17:7
Mbas një farë kohe përroi shteroi, sepse nuk binte shi mbi vendin.
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:7
13
1 i Mbretërve 17:24
Atëherë gruaja i tha Elias: "Tani pranoj që ti je një njeri i Perëndisë dhe që fjala e Zotit në gojën tënde është e vërtetë".
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:24
14
1 i Mbretërve 17:5
Kështu ai u nis dhe veproi sipas fjalës të Zotit; shkoi dhe u vendos pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:5
15
1 i Mbretërve 17:22
Zoti e plotësoi dëshirën e shprehur në zërin e Elias; shpirti i fëmijës u kthye tek ai dhe ai mori jetë përsëri.
Eksploroni 1 i Mbretërve 17:22
Kreu
Bibla
Plane
Video