Pjesa tjetër e njerëzve, ata që nuk vdiqën nga këto plagë, nuk u penduan për veprat që kishin bërë, por vazhdonin të adhuronin djajtë e idhujt prej ari, argjendi, bronzi, guri apo druri, të cilët nuk mund të shohin, as të dëgjojnë, as të ecin. Nuk u penduan as për vrasjet e tyre, as për magjitë e tyre, as për kurvërinë e tyre e as për vjedhjet e tyre.