1
Mateu 13:23
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Ajo që u mboll në tokë të mirë, është ai që e dëgjon fjalën dhe e kupton. Ai jep fryt e prodhon njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetë e tjetri tridhjetë».
Krahaso
Eksploroni Mateu 13:23
2
Mateu 13:22
Ajo që u mboll mes ferrash është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj jete dhe joshja e pasurisë ia zënë frymën fjalës dhe e bëjnë të pafrytshme.
Eksploroni Mateu 13:22
3
Mateu 13:19
Kur dikush e dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu e i rrëmben çka është mbjellë në zemrën e tij. Ky është fara që u mboll në rrugë.
Eksploroni Mateu 13:19
4
Mateu 13:20-21
Ajo që u mboll në gurishtë është ai që e dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë plot gëzim, por nuk ka rrënjë në vetvete dhe është i përkohshëm, kështu që kur vjen mundimi apo përndjekja për shkak të fjalës, bie menjëherë.
Eksploroni Mateu 13:20-21
5
Mateu 13:44
«Mbretëria e qiejve ngjan me një thesar të fshehur në një arë. Një njeri, pasi e gjeti, e mbuloi dhe plot gëzim shkoi e shiti gjithçka që kishte dhe e bleu atë arë.
Eksploroni Mateu 13:44
6
Mateu 13:8
Fara të tjera ranë në tokë të mirë e dhanë fryt, disa njëqindfish, disa gjashtëdhjetë e disa tridhjetë.
Eksploroni Mateu 13:8
7
Mateu 13:30
Le të rriten të dyja bashkë deri në të korra dhe kur të vijë koha e të korrave, do t'u them korrësve: korrni më parë egjrën, lidheni në tufëza për t'i djegur, ndërsa grurin mblidheni në grunar”».
Eksploroni Mateu 13:30
Kreu
Bibla
Plane
Video