1
Jozuehu 10:13
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
U ndal dielli, qëndroi hëna, derisa populli ndaj armiqve u hakmor». A nuk shkruhet në librin e të Drejtit: dielli u ndal në mes të qiellit e nuk u ngut të perëndonte pothuajse për tërë ditën?
Krahaso
Eksploroni Jozuehu 10:13
2
Jozuehu 10:12
Ditën që ZOTI i dorëzoi amoritët në duart e izraelitëve, Jozuehu iu drejtua Zotit në prani të gjithë izraelitëve: «Ndalu, o diell, mbi Gibeonin! Qëndro, o hënë, mbi luginën e Ajalonit!
Eksploroni Jozuehu 10:12
3
Jozuehu 10:14
Kurrë nuk kishte pasur një ditë si ajo më parë e as nuk pati më. ZOTI dëgjoi zërin e një njeriu, vetë ZOTI luftoi për Izraelin.
Eksploroni Jozuehu 10:14
4
Jozuehu 10:8
ZOTI i tha Jozuehut: «Mos ki frikë prej tyre, se t'i kam dorëzuar ty. Asnjë prej tyre nuk të bën dot ballë».
Eksploroni Jozuehu 10:8
5
Jozuehu 10:25
Pastaj u tha: «Mos kini frikë e mos u tmerroni! Jini të fortë e kini guxim, se kështu ka për t'ua bërë ZOTI të gjithë armiqve, me të cilët po luftoni».
Eksploroni Jozuehu 10:25
Kreu
Bibla
Plane
Video