Në ëndërr, natën në vegim,
kur mbi njerëzinë kllapia bie,
e ndër shtroja ata dremisin,
njerëzve ai veshët ua hap
e ua mbush me udhëzime,
për ta kthyer njerëzinë nga zararet
e për ta zhveshur nga krenia,
për t'ia shpëtuar shpirtin nga gropa
e jetën nga ushta vringëlluese.