1
Gjoni 6:35
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Jezui u tha: «Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë nuk do të ketë më uri dhe kush beson në mua nuk do të ketë më kurrë etje.
Krahaso
Eksploroni Gjoni 6:35
2
Gjoni 6:63
Shpirti jep jetë, ndërsa dobësia njerëzore nuk sjellin asnjë dobi. Fjalët që ju thashë janë shpirt e jetë.
Eksploroni Gjoni 6:63
3
Gjoni 6:27
Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetën e amshuar, të cilin do t'jua japë Biri i njeriut, sepse atij ia dha të drejtën Perëndia, Ati».
Eksploroni Gjoni 6:27
4
Gjoni 6:40
Vullneti i Atit tim është që të gjithë ata që shikojnë Birin e besojnë në të, të kenë jetë të amshuar dhe unë do t'i ngjall në ditën e fundit».
Eksploroni Gjoni 6:40
5
Gjoni 6:29
Jezui u përgjigj: «Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai dërgoi!».
Eksploroni Gjoni 6:29
6
Gjoni 6:37
Të gjithë ata që më jep Ati do të vijnë tek unë dhe atë që vjen tek unë nuk do ta hedh kurrë jashtë
Eksploroni Gjoni 6:37
7
Gjoni 6:68
Simon Pjetri iu përgjigj: «Zot, te kush të shkojmë? Ti i ke fjalët e jetës së amshuar.
Eksploroni Gjoni 6:68
8
Gjoni 6:51
Unë jam buka e gjallë që zbret prej qiellit. Kush ha nga kjo bukë do të jetojë në amshim. Buka që do të jap unë është mishi im që e jap për jetën e botës».
Eksploroni Gjoni 6:51
9
Gjoni 6:44
Askush nuk mund të vijë tek unë nëse nuk e tërheq Ati që më dërgoi e unë ta ngjall në ditën e fundit.
Eksploroni Gjoni 6:44
10
Gjoni 6:33
sepse buka e Perëndisë është ai që zbret prej qiellit e i jep jetë botës».
Eksploroni Gjoni 6:33
11
Gjoni 6:48
Unë jam buka e jetës.
Eksploroni Gjoni 6:48
12
Gjoni 6:11-12
Pastaj Jezui mori bukën dhe, si falënderoi Perëndinë, ua ndau atyre që ishin ulur. U ndau edhe peshq, aq sa deshën. Kur u ngopën, Jezui u tha dishepujve: «Mblidhini copat që kanë tepruar, që të mos shkojë dëm asgjë».
Eksploroni Gjoni 6:11-12
13
Gjoni 6:19-20
Pasi kishin lundruar rreth tri a katër milje, panë Jezuin që po ecte mbi liqen duke iu afruar varkës e u frikësuan. Ai u tha: «Jam unë. Mos kini frikë!».
Eksploroni Gjoni 6:19-20
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video