1
Gjoni 13:34-35
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Po ju jap një urdhërim të ri: duajeni njëri-tjetrin sikurse ju kam dashur unë. Të gjithë do t'ju njohin që jeni dishepujt e mi nëse keni dashuri për njëri-tjetrin».
Krahaso
Eksploroni Gjoni 13:34-35
2
Gjoni 13:14-15
Nëse unë pra, Zoti dhe Mësuesi, ju lava këmbët, edhe ju duhet t'ia lani këmbët njëri-tjetrit. Ju dhashë shembullin që të bëni siç bëra unë.
Eksploroni Gjoni 13:14-15
3
Gjoni 13:7
Jezui iu përgjigj: «Tani ti nuk e kupton këtë që po bëj, por do ta kuptosh më vonë».
Eksploroni Gjoni 13:7
4
Gjoni 13:16
Me të vërtetë po ju them se asnjë shërbëtor nuk është më i madh se i zoti dhe asnjë i dërguar nuk është më i madh se ai që e ka dërguar.
Eksploroni Gjoni 13:16
5
Gjoni 13:17
Nëse i keni kuptuar këto gjëra dhe nëse i zbatoni, do të jeni të lumë.
Eksploroni Gjoni 13:17
6
Gjoni 13:4-5
Atëherë u ngrit nga darka, hoqi petkun, mori një peshqir dhe e lidhi në brez. Pastaj hodhi ujë në një enë e filloi t'ua lante këmbët dishepujve e t'ua fshinte me peshqirin që kishte lidhur në brez.
Eksploroni Gjoni 13:4-5
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video