ZOTI e solli dhe kreu çfarë kishte lajmëruar, se ju mëkatuat kundër ZOTIT dhe nuk e dëgjuat zërin e tij, prandaj ju ndodhi kjo gjë. E tani, ja, sot po të liroj prej këtyre vargonjve që ke në dorë. Nëse të duket gjë e mirë të vish me mua në Babiloni, eja e unë do të kujdesem për ty. Por nëse të duket gjë e keqe të vish me mua në Babiloni, ndalu. Shiko, tërë vendi është para teje. Kudo të të duket mirë dhe e drejtë të shkosh, atje shko».