Burrat e Gileadit zunë vaun e Jordanit, nëpër të cilin do të kalonin burrat e Efraimit. Kur vinte ndonjë i arratisur nga Efraimi e u thoshte: «Më lini të kaloj!», burrat e Gileadit i thoshin: «Mos je gjë nga Efraimi?». Ai u përgjigjej: «Jo». E ata i thoshin: «Thuaj Shiboleth». Por ai përgjigjej: «Siboleth», sepse nuk mund ta shqiptonte saktë. Atëherë ata e merrnin dhe e vrisnin. Asokohe vranë atje në vaun e Jordanit dyzet e dy mijë burra të Efraimit.