Shpirti i ZOTIT, Zotit tim, është mbi mua,
se vetë ZOTI më ka vajosur,
më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve,
t'u lidh plagët zemërthyerve,
t'u shpall çlirimin të robëruarve,
të burgosurve, daljen nga burgu,
të shpall vitin e hirit të ZOTIT
dhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë,
t'u jap ngushëllim të gjithë atyre që vajtojnë,
të ngushëlloj ata që vajtojnë në Sion,
t'u vë kësula mbi kokë në vend të hirit,
vajin e gëzimit, në vend të zisë,
petkun e lavdit, në vend të shpirtit të thyer,
që lisa drejtësie të quhen,
mbëltim i ZOTIT, për lavdi të tij.