1
Isaia 51:12
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Unë, unë jam ai që të ngushëllon, kush je ti që trembesh nga njeriu i vdekshëm, nga biri i njeriut që është si bari?
Krahaso
Eksploroni Isaia 51:12
2
Isaia 51:16
Fjalët e mia i vura në gojën tënde, me hijen e dorës sime të mbulova. Unë, që mbolla qiejt e tokën themelova, unë i them Sionit: «Ti je populli im».
Eksploroni Isaia 51:16
3
Isaia 51:7
Dëgjomëni, pra, ju që e njihni drejtësinë, ti, o popull, që ligjin tim e ke në zemër! Mos kini frikë nga fyerjet e njerëzve, mos u trembni nga sharjet e tyre.
Eksploroni Isaia 51:7
4
Isaia 51:3
Kështu ZOTI do ta ngushëllojë Sionin, do të ngushëllojë të gjitha rrënojat e tij. Shkretëtirën e tij do ta bëjë si Edenin, djerrinën e tij porsi kopshtin e ZOTIT. Në të do të dëgjohen gëzim e hare, falënderime e tinguj këngësh.
Eksploroni Isaia 51:3
5
Isaia 51:11
Të shpërblyerit e ZOTIT do të kthehen, do të vijnë në Sion duke brohoritur, gëzimi do të jetë përherë mbi kokat e tyre, do t'i pushtojë gëzimi e hareja, dhimbja e rënkimi do të marrin fund.
Eksploroni Isaia 51:11
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video