1
Isaia 49:15
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
A mund ta harrojë gruaja foshnjën e vet e të mos i dhimbset fryti i barkut të vet? Por edhe sikur ato të harronin, unë ty nuk të harroj!
Krahaso
Eksploroni Isaia 49:15
2
Isaia 49:16
Ja, të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia, muret e tua gjithmonë para syve i kam.
Eksploroni Isaia 49:16
3
Isaia 49:25
Se kështu thotë ZOTI: Robërit do t'i merren edhe të fortit, preja do t'i rrëmbehet tiranit. Kundërshtarëve të tu do t'u kundërvihem e bijtë e tu do t'i shpëtoj.
Eksploroni Isaia 49:25
4
Isaia 49:6
Ai më tha: «Tepër pak është të jesh shërbëtori im, për të ringritur fiset e Jakobit, për të rikthyer tepricën e Izraelit. Po të caktoj si dritë të popujve, që të jesh shpëtimi im deri në skajet e tokës».
Eksploroni Isaia 49:6
5
Isaia 49:13
Ngazëlloni, o qiej, gëzohu ti, o tokë, brohoritni ju, o male, se ZOTI e ngushëllon popullin e vet, është i mëshirshëm me të varfrit e tij.
Eksploroni Isaia 49:13
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video