1
Isaia 40:29
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë.
Krahaso
Eksploroni Isaia 40:29
2
Isaia 40:30-31
Të rinjtë lodhen e këputen, më të rriturit pengohen e bien. Por ata që shpresojnë te ZOTI përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
Eksploroni Isaia 40:30-31
3
Isaia 40:28
A thua nuk e ditke vallë? A thua s'e paske dëgjuar? ZOTI është Perëndia i amshimit, ai i krijoi skajet e tokës. As lodhet, as mundohet, dija e tij është e pagjurmueshme.
Eksploroni Isaia 40:28
4
Isaia 40:3
Ja, një zë thërret: «Bëni gati në shkretëtirë një udhë për ZOTIN, rrafshoni nëpër stepë një shteg për Perëndinë tonë.
Eksploroni Isaia 40:3
5
Isaia 40:8
Thahet bari, vyshket lulja, por fjala e Perëndisë tonë mbetet në amshim».
Eksploroni Isaia 40:8
6
Isaia 40:5
Lavdia e ZOTIT do të shfaqet e atëherë çdo qenie njëherësh do të shohë, se foli vetë goja e ZOTIT».
Eksploroni Isaia 40:5
7
Isaia 40:4
Le të ngrihet lart çdo luginë, le të ulet poshtë çdo mal e kodër, rruga dredha-dredha le të drejtohet, rrëpira le të bëhet e rrafshët.
Eksploroni Isaia 40:4
8
Isaia 40:11
Si bariu do ta kullotë kopenë e tij, me krahun e vet do t'i mbledhë qengjat, në gji do t'i mbajë, deleve pjellake me kujdes do t'u prijë.
Eksploroni Isaia 40:11
9
Isaia 40:26
Ngrini sytë lart e shikoni! Kush i krijoi çka shihni? Ai që i radhit të gjitha si ushtri, që e thërret secilin me emër. E madhe është fuqia e tij, e vrullshme forca e tij, prandaj dhe nuk mungon asnjë prej tyre.
Eksploroni Isaia 40:26
10
Isaia 40:22
Ai rri ulur mbi kubenë e tokës, banorët e saj si karkaleca duken, ai i shpalos qiejt porsi vel, i shtrin si tendë për të banuar.
Eksploroni Isaia 40:22
11
Isaia 40:2
Flitini zemrës së Jerusalemit, i shpallni atij, se mori fund thirrja nën armë, paudhësia e tij u shlye, se dyfish u ndëshkua prej dorës së ZOTIT për gjithë mëkatet e tij.
Eksploroni Isaia 40:2
12
Isaia 40:6-7
Ja, një zë thotë: «Shpall!». E pyeta: «Çfarë të shpall?». «Se çdo njeri është si bari, e mirësia e tij si lulja e fushës. Bari thahet e lulja vyshket, kur fryma e ZOTIT puhat mbi të, e vërtet, populli është si bari.
Eksploroni Isaia 40:6-7
13
Isaia 40:10
Ja, ZOTI Perëndi, po vjen me fuqi, e krahu i tij do të sundojë. Ja, me vete sjell shpagimin, në prani të tij është shpërblimi.
Eksploroni Isaia 40:10
14
Isaia 40:1
Ngushëllojeni, ngushëllojeni popullin tim, thotë Perëndia juaj.
Eksploroni Isaia 40:1
15
Isaia 40:12-14
Kush e ka matur me shuplakë detin apo me pëllëmbë qiellin? Kush e mati me masë pluhurin e tokës apo i vuri në peshore malet e në kandar kodrat? Kush e drejtoi shpirtin e Perëndisë apo i dha ndonjëherë këshilla? Me kë u këshillua e mësoi prej tij apo kush ia mësoi shtegun e drejtësisë? Kush i dha atij dije apo i tregoi udhën e mençurisë?
Eksploroni Isaia 40:12-14
Kreu
Bibla
Plane
Video