Në të do të prehet shpirti i ZOTIT,
shpirti i urtisë e i mençurisë,
shpirti i këshillës e i fuqisë,
shpirti i dijes e i drojës së ZOTIT.
Kënaqësia e tij do të jetë droja e ZOTIT.
Ai s'do të gjykojë sipas asaj që sheh me sy
e s'do të vendosë sipas asaj që dëgjon me veshë.