1
Zanafilla 49:10
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Skeptri nuk do t'i hiqet Judës, as shkopi i prijësit këmbëve të tij. Do t'i sjellin tagrin, popujt do ta dëgjojnë.
Krahaso
Eksploroni Zanafilla 49:10
2
Zanafilla 49:22-23
Jozefi është si pemë frutore, si pemë frutore pranë burimit, me degë tej murit. Hidhur e qëlluan, harkëtarët e sulmuan.
Eksploroni Zanafilla 49:22-23
3
Zanafilla 49:24-25
Por i fortë mbeti harku i tij e krahët iu forcuan nga dora e të fuqishmit të Jakobit, nga bariu e shkëmbi i Izraelit, nga Perëndia i atit tënd që të ndihmon, nga i gjithëpushtetshmi që të bekon me bekime nga qielli lart e me bekime nga humnera poshtë, me bekime nga gjiri e nga barku.
Eksploroni Zanafilla 49:24-25
4
Zanafilla 49:8-9
O Judë! Ty, do të lavdërojnë vëllezërit e tu. Mbi zverkun e armiqve të tu do të jetë dora jote. Para teje do të përkulen bijtë e atit tënd! Pjellë luani është Juda. Prej presë u ktheve biri im. Ai ulet e shtrihet si një luan e kush guxon ta zgjojë?
Eksploroni Zanafilla 49:8-9
5
Zanafilla 49:3-4
O Ruben, i parëlinduri im, ti, fuqia e fryti i parë i burrërisë sime, i epërm në krenari e fuqi, i rrëmbyer si uji, mos paç epërsi, se u shtrive në shtrojën e atit tënd dhe e fëlliqe. Mbi shtratin tim ai u shtri.
Eksploroni Zanafilla 49:3-4
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video