1
Zanafilla 28:15
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Ja, unë jam me ty. Do të të ruaj kudo që të shkosh e do të të kthej në këtë vend, sepse nuk do të heq dorë prej teje pa bërë çfarë të thashë».
Krahaso
Eksploroni Zanafilla 28:15
2
Zanafilla 28:13
Dhe ja, ZOTI, që qëndronte mbi të, tha: «Unë jam ZOTI, Perëndia i Abrahamit, atit tënd, dhe Perëndia i Isakut. Tokën ku je shtrirë do të ta jap ty e pasardhësve të tu.
Eksploroni Zanafilla 28:13
3
Zanafilla 28:16
Atëherë Jakobi u zgjua e tha: «Me të vërtetë ZOTI qenka në këtë vend e unë nuk e dija».
Eksploroni Zanafilla 28:16
4
Zanafilla 28:20-22
Jakobi u betua e tha: «Nëse Perëndia është me mua e më ruan në udhëtimin që kam nisur, nëse më jep bukë për të ngrënë e rroba për të veshur, nëse më kthen shëndoshë e mirë në shtëpinë e tim eti, atëherë ZOTI do të jetë Perëndia im, ky gur që kam vendosur si përmendore do të jetë shtëpia e Perëndisë dhe ty do të të jap të dhjetën e çdo gjëje që do të më japësh».
Eksploroni Zanafilla 28:20-22
5
Zanafilla 28:14
Ata do të jenë si pluhuri i tokës e ti do të shtrihesh drejt lindjes e perëndimit, drejt veriut e jugut. Të gjitha fiset e tokës do të bekohen në ty e në pasardhësit e tu.
Eksploroni Zanafilla 28:14
6
Zanafilla 28:19
Ai e quajti atë vend Betel. Më parë qyteti quhej Luz.
Eksploroni Zanafilla 28:19
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video