Ja pra, nesër në këtë kohë do të bëj të bjerë breshër i fortë, një breshër i tillë nuk ka rënë kurrë në Egjipt, qëkurse u formua e deri tani. Prandaj, dërgo njerëz të fusin brenda bagëtitë e tua dhe gjithçka ke në fushë, sepse çdo kafshë apo njeri që mbetet jashtë, do ta zërë breshri e do të vdesë”».