«Ja, me emër e thirra Becalelin, birin e Uriut, nipin e Hurit, prej fisit të Judës. E mbusha me shpirtin e Perëndisë, me urti, me dituri, me njohuri dhe me çdo lloj mjeshtërie, që të mbikëqyrë punimet e arit, argjendit dhe bronzit, të gdhendë drurët dhe gurët që duhen dhe të bëjë çdo gjë.