1
2 Mbretërve 4:2
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Eliseu i tha: «Më thuaj, çfarë mund të bëj për ty? Çfarë të ka mbetur në shtëpi?». Ajo iu përgjigj: «Shërbëtores sate nuk i ka mbetur asgjë, përveç një qypi me vaj».
Krahaso
Eksploroni 2 Mbretërve 4:2
2
2 Mbretërve 4:1
Një nga gratë e bijve të profetëve iu përgjërua Eliseut e i tha: «Shërbëtori yt, burri im, vdiq. Ti e di se shërbëtori yt e druante ZOTIN. Tani ka ardhur një nga huadhënësit për të më marrë dy djemtë e për t'i bërë skllevër».
Eksploroni 2 Mbretërve 4:1
3
2 Mbretërve 4:3
Eliseu i tha: «Shko e merr hua nga fqinjët e tu sa më shumë enë të zbrazura që të mundesh.
Eksploroni 2 Mbretërve 4:3
4
2 Mbretërve 4:4
Shko në shtëpi me gjithë fëmijët dhe mbylle derën nga brenda. Pastaj hidh vaj në të gjithë qypat dhe çdo qyp që do të mbushet plot vëre mënjanë».
Eksploroni 2 Mbretërve 4:4
5
2 Mbretërve 4:6
Kur u mbushën enët, ajo i tha djalit të saj: «Më sill edhe një enë». Ai i tha: «Nuk ka më enë». Atëherë vaji u ndal.
Eksploroni 2 Mbretërve 4:6
6
2 Mbretërve 4:7
Gruaja shkoi e i tregoi Eliseut, njeriut të Perëndisë, për çka ndodhi. Ai i tha: «Shko shite vajin e ktheji huan huadhënësit. Me vajin që tepron, do të jetosh ti dhe djemtë e tu».
Eksploroni 2 Mbretërve 4:7
7
2 Mbretërve 4:5
Gruaja u largua, hyri në shtëpi me gjithë fëmijët dhe mbylli derën nga brenda. Ata i sillnin qypat e ajo i mbushte.
Eksploroni 2 Mbretërve 4:5
8
2 Mbretërve 4:34
Pastaj hipi mbi shtrat, u shtri mbi fëmijën dhe e vuri gojën e vet mbi gojën e fëmijës, sytë e vet mbi sytë e fëmijës dhe duart e veta mbi duart e fëmijës. Teksa ishte shtrirë duke ndenjur mbi fëmijën, trupi i fëmijës filloi të ngrohej.
Eksploroni 2 Mbretërve 4:34
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video