1
1 Mbretërve 17:14
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
sepse kështu thotë ZOTI, Perëndia i Izraelit: “Mielli në tinar nuk do të mbarojë dhe vaji në qyp nuk do të pakësohet, deri ditën që ZOTI do të dërgojë shiun mbi faqen e tokës”».
Krahaso
Eksploroni 1 Mbretërve 17:14
2
1 Mbretërve 17:1
Elia, tishbiti, njëri nga banorët e Tishbesë së Gileadit, i tha Ahabit: «Pasha ZOTIN, Perëndinë e Izraelit, të cilit i shërbej, gjatë këtyre viteve nuk do të bjerë as vesë, as shi, përveçse po të them unë».
Eksploroni 1 Mbretërve 17:1
3
1 Mbretërve 17:13
Elia i tha: «Mos ki frikë, por shko e bëj siç the. Më parë, veçse, më piq mua një kulaç të vogël me miellin që ka mbetur dhe ma sill. Pastaj gatuaj për vete dhe për djalin
Eksploroni 1 Mbretërve 17:13
4
1 Mbretërve 17:12
Ajo i tha: «Pasha ZOTIN, Perëndinë tënd, në më ka mbetur më ushqim, përveç një grushti miell në tinar dhe pak vaji në qyp. Ja, tani po mbledh nja dy copa dru dhe pastaj do të shkoj në shtëpi për ta gatuar për vete dhe për djalin. Do të hamë e pastaj do të vdesim».
Eksploroni 1 Mbretërve 17:12
5
1 Mbretërve 17:9
«Ngrihu e shko në Sareptë të Sidonit dhe qëndro atje. Aty i kam dhënë urdhër një gruaje të ve të kujdeset për ushqimin tënd».
Eksploroni 1 Mbretërve 17:9
6
1 Mbretërve 17:16
Tinari i miellit nuk u zbraz dhe qypi i vajit nuk u shter, ashtu siç kishte thënë ZOTI përmes Elisë.
Eksploroni 1 Mbretërve 17:16
7
1 Mbretërve 17:15
Vejusha shkoi e bëri siç i tha Elia dhe për shumë ditë patën për të ngrënë ai, ajo dhe shtëpia e saj.
Eksploroni 1 Mbretërve 17:15
8
1 Mbretërve 17:10
Elia u ngrit e shkoi në Sareptë. Kur mbërriti te portat e qytetit, pa një vejushë tek mblidhte dru. Elia e thirri e i tha: «Më sill pak ujë në një katruve, që të pi».
Eksploroni 1 Mbretërve 17:10
9
1 Mbretërve 17:4
Do të pish ujë nga përroi, ndërsa ushqimin kam dhënë urdhër të ta sjellin korbat».
Eksploroni 1 Mbretërve 17:4
10
1 Mbretërve 17:11
Kur ajo u nis për të marrë ujin, ai i thirri e i tha: «Të lutem, më sill edhe një copë bukë».
Eksploroni 1 Mbretërve 17:11
11
1 Mbretërve 17:6
Korbat i sillnin bukë e mish në mëngjes e në mbrëmje, ndërsa ujin e pinte nga përroi.
Eksploroni 1 Mbretërve 17:6
12
1 Mbretërve 17:7
Pas njëfarë kohe, përroi shteroi, se në vend nuk kishte rënë shi.
Eksploroni 1 Mbretërve 17:7
13
1 Mbretërve 17:24
Vejusha i tha Elisë: «Tani e di se ti je njeri i Perëndisë dhe se goja jote thotë me të vërtetë fjalën e ZOTIT».
Eksploroni 1 Mbretërve 17:24
14
1 Mbretërve 17:5
Elia bëri sipas urdhrit të ZOTIT dhe shkoi e u vendos pranë përroit të Keritit, kundruall Jordanit.
Eksploroni 1 Mbretërve 17:5
15
1 Mbretërve 17:22
ZOTI ia dëgjoi lutjen Elisë dhe djaloshi u ngjall e u kthye në jetë.
Eksploroni 1 Mbretërve 17:22
Kreu
Bibla
Plane
Video