Devocione dhe Plane Leximi falas për Ruta 1:16
Ruth, Një Histori e Shpengimit
5 Ditë
Me pak njerëz lidhemi emocionalisht në Bibël më shumë se Ruthën; një e huaj e varfër dhe e ve, e cila e bëri Zotin prioritetin e saj dhe shikonte sesi Ai e transformonte jetën e saj. Nëse po kërkoni një inkurajim në rrethanat tuaja, mos e humbisni këtë plan leximi!
Hidhërimi
5 Ditë
Hidhërimi mund të jetë i pabërballueshëm. Ndonëse miqtë dhe familjarët dashamirës na ofrojnë mbështetjen dhe inkurajimin e tyre, shpesh ndjehemi sikur askush nuk na kupton me të vërtetë – që në vuajtjet tona jetëm vetëm. Në këtë plan do të hasni Shkrime që do ju ndihmojnë të kuptoni perspektivën e Perëndisë, të ndjeni interesimin e madh që Shpëtimtari ynë ka për ju dhe të përjetoni lehtësim prej dhimbjes tuaj.
Drejtim Hyjnor
7 Ditë
Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New York Times dhe Pastor prej disa vitesh i Life.Church, Craig Groeschel, të inkurajon me shtatë parime nga libri i tij me të njëjtin titull Drejtimi Hyjnor, për të të ndihmuar të gjesh mençurinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme. Zbulo drejtimin shpirtëror që të duhet për të jetuar një histori që nderon Perëndinë dhe që do të doje të tregoje me dëshirë.