Devocione dhe Plane Leximi falas për Psalmet 25:5
Hyni brenda Qëllimit
5 ditë
Cili është qëllimi im? Çfarë duhet të bëj me jetën time? Cili është plani i Zotit për mua? Të gjitha këto janë pyetje që shumë prej nesh i bëjnë në një moment ose në një tjetër në jetën tonë. Ne synojmë t'u përgjigjemi disa prej këtyre pyetjeve ndërsa zbulojmë se çfarë është të hapësh qëllimin tënd. Bashkohuni me disa nga studentët tanë të Kolegjit C3 ndërsa ata hedhin pak dritë mbi këtë temë.
Takim Romantik në Epokën Moderne
7 Ditë
Takim romantik. . . a të përcjell kjo fjalë ankth apo pritje të gëzuar në zemrën tënde? Me gjithë lidhjet teknologjike, duket se kjo i ka bërë takimet më të komplikuara, pështjelluese dhe zhgënjyese se kurrë më parë. Në këtë plan leximi 7-ditor bazuar në të qënit Beqar. Duke Dalë në Takim. I Fejuar. I Martuar. Ben Stuart do të të ndihmojë të shohësh se Zoti ka një qëllim për këtë sezon në jetën tënde, dhe ofron parime udhëzuese për të të ndihmuar të përcaktosh se kë dhe si të dalësh në takime. Ben është pastori i Passion City Church, Washington, DC, dhe ish-drejtori ekzekutiv i Shërbesës Breakaway, një studim javor i Biblës ndiqet nga mijëra studentë kolegji në kampusin e Texas A&M.