Devocione dhe Plane Leximi falas për Fjalët e urta 3:5
Një Kthesë Mbrapsht nga Problemet Emocionale
3 Ditë
Kur jeta jote nuk përputhet me Fjalën e Perëndisë, me siguri që do të përjetosh pasoja të dhimbshme. Kur emocionet e tua turbullohen dhe fillojnë të përcaktojnë mirëqënien tënde, ka mundësi ta gjesh veten të mbyllur në burgjet e vetëkrijuara, nga të cilat mund të jetë e vështirë të shpëtosh. Duhet të gjesh ekuilibrin e duhur dhe të mësosh të besosh në Perëndinë. Lejo që Tony Evans të të tregojë rrugën drejt lirisë emocionale.
ZOTI + QËLLLIMET: Si të Vendosim Qëllimet si i Krishterë
5 Ditë
A është në rregull të vendosësh qëllime si i Krishterë? Si e di nëse qëllimi është nga Zoti apo nga vetja jote? Dhe si janë synimet e Krishtera, gjithsesi? Në këtë plan leximi 5-ditor, ti do të gërmosh në Fjalën e Shenjtë dhe do të gjesh qartësi dhe drejtim në vendosjen e qëllimeve të nxitura nga hiri!
Ëndrrat e Shpenguara
7 ditë
Çfarë të bëjmë kur ëndrrat tona duket se nuk arrihen ose madje edhe shkatarrohen? Duke kapërcyer abuzimin dhe traumën, si dhe thyerjen e zemrës së një divorci, jam përballur me këtë pyetje vazhdimisht. Pavarësisht nëse je duke përjetuar shkatërrimin e tragjedisë ose humbjes, ose zhgënjimin e një sezoni të gjatë pritjeje, ëndrra e Zotit për jetën tënde është akoma e gjallë! Mik, është koha për të ëndërruar përsëri.
Jezusi Më Do
7 ditë
Nëse dikush do të të pyeste, “Çfarë duhet të besoj për të qënë i Krishterë?” çfarë do i përgjigjeshe? Duke përdorur vargjet e thjeshta të këngës së dashur “Jezusi më do, këtë gjë e di, sepse Bibla më thotë kështu”, një gazetar i kthyer në pastor, të ndihmon të kuptosh çfarë të besosh dhe pse. Autori më i shitur John S. Dickerson, shpjegon në mënyrë të qartë dhe me besim, pikat kyçe të besimit të Krishterë dhe ilustron me shëmbuj se pse këto kanë rëndësi.
Premtime Për Çdo Ditë
14 ditë
Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!
Fushëbeteja e Mendjes - Devocione
14 ditë
Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.
Plani i Leximit Më Mirë
28 ditë
A ndiheni të hutuar, të pakënaqur dhe të mbërthyer në një zakon? Dëshironi që jeta tuaj e përditshme të mund të përmirësohej? Fjala e Perëndisë është udhëzuesi juaj për një ditë më të ndritshme. Gjatë këtij plan leximi 28 ditësh, ju do të zbuloni mënyra për të jetuar atë lloj jete më të mirë që Perëndia dëshiron ta keni.