Devocione dhe Plane Leximi falas për Marku 4:38
Gjithçka Është e Qetë: Të Marrësh Çlodhjen e Jezusit Këtë Krishtlindje
5 Ditë
Ky është një sezon i gëzueshëm, por edhe shumë i ngarkuar. Eja për disa momente pushimi dhe adhurimi, që do të të mbështesin gjatë gjithë detyrave të gëzuara të sezonit. Bazuar në librin “Zbuloj Emrat e Jezusit”: Një Devocional për Lindjen e Krishtit, ky plan leximi 5-ditor i devotshëm do të të drejtojë të marrësh pushimin e Jezusit këtë Krishtlindje, duke marrë momente për të kujtuar mirësinë e Tij shpreh gatishmërinë tënde, kërko qetësinë e Tij dhe beso besnikërinë e Tij.
Jo i Frikësuar: Si Mund t'u Përgjigjen të Krishterët Krizave
5 Ditë
Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vihet në dyshim besimi ynë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit. Në këtë Plan Biblik 5-ditor që shoqëron serinë e Pastor Craig Groeschel, Jo i Frikësuar, ne do të zbulojmë tre gjëra që mund të bëjmë si të Krishterë përballë një krize.
Qëndrimi
7 ditë
Është thënë se qëndrimi është gjithçka. Ju nuk jeni gjithnjë në kontroll të asaj që të ndodh, por jeni gjithnjë në kontroll të asaj se si reagoni. Qëndrimi juaj është e vetmja gjë që mund të kontrolloni 100% të kohës suaj. Bibla përdor fjalën mendje për të përshkruar qëndrimin tuaj më shpesh se përdorimi i fjalës aktuale qëndrim. Megjithëkëtë, gjërat të cilat i mendoni kthehen në veprime dhe ato veprime çojnë në zakone. Zakonet zhvillojnë karakterin tuaj dhe karakteri zhvillon të ardhmen tuaj. Gjithçka fillon me qëndrimin dhe mendjen tuaj. Çfarë thotë Bibla për qëndrimin tuaj?
Duke Ndjekur Paqen
7 ditë
Tearfund kërkon udhëheqjen e Perëndisë se si të jesh një zë aktiv për paqen, për marrëdhënie të restauruara dhe për pajtueshmëri midis komuniteteve përreth botës. Ky studim 7 ditor ka veprime të përditshme për të restauruar marrëdhënien tënde dhe për t'u lutur për botën ku jetojmë, duke përdorur urtësi të pasuruar nga proverbat afrikane, që na ndihmojnë për të zbuluar paqen e vërtetë të Perëndisë.
Drejtim Hyjnor
7 Ditë
Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New York Times dhe Pastor prej disa vitesh i Life.Church, Craig Groeschel, të inkurajon me shtatë parime nga libri i tij me të njëjtin titull Drejtimi Hyjnor, për të të ndihmuar të gjesh mençurinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme. Zbulo drejtimin shpirtëror që të duhet për të jetuar një histori që nderon Perëndinë dhe që do të doje të tregoje me dëshirë.
I Shqetësuar për Asgjë
7 ditë
Po sikur të ketë një mënyrë më të mirë për të luftuar shqetësimet e pafundme që të mbajnë zgjuar natën? Pushimi i vërtetë është në dispozicion - ndoshta më afër sesa mendon. Zëvendëso panikun me paqen përmes këtij Plani 7-ditor të Biblës nga Life.Church, duke shoqëruar serinë e mesazheve të Pastor Craig Groeschel - "I Shqetësuar për Asgjë".
JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy Keller
9 Ditë
Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto histori, ai sjell njohuri të reja mbi marrëdhënien midis jetës sonë dhe jetës së birit të Perëndisë, të cilat do të na shoqërojnë deri për Pashkë. “Jezusi, Mbreti”, është tashmë një libër dhe një udhëzues, që mund të përdoret për grupe të vogla studimi dhe është i disponueshëm kudo ku shiten libra.