Devocione dhe Plane Leximi falas për Marku 1:35
Lutjet e Jezusit
5 ditë
Ne e pranojmë rëndësinë e komunikimit në marrëdhënie dhe marrëdhënia jonë me Perëndinë nuk bën përjashtim. Perëndia dëshiron që ne të komunikojmë me të në lutje - një disiplinë që edhe Biri i Tij, Jezusi, e praktikoi. Në këtë plan, do të mësoni nga shembulli i Jezusit dhe do të sfidoheni që të shkëputeni nga trafiku i jetës dhe të përjetoni për veten tuaj, forcën dhe udhërrëfimin që siguron lutja.
Parime të Administrimit të Kohës nga Fjala e Perëndisë
6 Ditë
A je i irrituar që nuk ka më tepër se 24 orë në një ditë? A je i rënduar nga numri i shumtë i projekteve, në listën e aktiviteteve të tua? A je i lodhur duke qenë gjithmonë i lodhur dhe që nuk ke mjaft kohë, për të kaluar në Fjalën e Perëndisë dhe me miqtë dhe familjen tënde? Këto mund të jenë sfidat më të zakonshme në botë. Lajmi i mirë është, që Bibla ofron parime të qarta, për të administruar mirë kohën tonë. Ky plan do të shpjegojë ato Shkrime dhe do të të japë këshilla super praktike, se si të përdorësh sa më mirë kohën e mbetur në jetë!