Devocione dhe Plane Leximi falas për Luka 2:12
Tregimi i Krishtlindjes
5 Ditë
Çdo tregim ka një fabul të gërshetuar- një moment të papritur që ndryshon çdo gjë. Një nga fabulat më të mëdha të gërshetuara në Bibël është tregimi i Krishtlindjes. Në pesë ditët në vazhdim, ne do të eksplorojmë si ky eveniment ndryshon botën dhe si mundet të ndryshoj jetën tënde sot.
Pikëllimi i humbjes: Shpresa për festat
5 Ditë
Për shumë njerëz, festat janë një kohë gëzimi i madh...por çfarë ndodh kur pushimet humbasin shkëlqimin e tyre dhe bëhen sfiduese për shkak të pikëllimit apo humbjes së dikujt? Ky plan i veçantë leximi do t'i ndihmojë ata që kalojnë pikëllimin të gjejnë ngushëllim dhe shpresë për pushimet, dhe tregon se si të krijojnë një sezon pushimesh kuptimplotë pavarësisht pikëllimit të thellë.
Udhëto Lehtë
7 ditë
Në një sezon të ngarkuar të Krishtlindjes, shumica prej nesh ndjejnë stresin dhe ankthin e marrëdhënieve familjare, presionin financiar, vendimet e nxituara, dhe pritjet e zhgënjyera. Kështu që, vazhdo. Merr frymë. Fillo këtë Plan Biblik të Life.Church dhe kupto se pesha që ndiejmë mund të jetë diçka që Perëndia nuk na kërkoi kurrë ta mbajmë. Si thua t'i lëshojmë bagazhet? Le të udhëtojmë lehtë.
Noel: Krishtlindja Është Për Të Gjithë
12 Ditë
Gjatë 12 ditëve të ardhshme, do të bëjmë një udhëtim nëpër historinë e Krishtlindjes dhe do të zbulojmë jo vetëm pse është historia më e madhe e thënë ndonjëherë, por edhe se si Krishtlindja është me të vërtetë për të gjithë!
Stuhitë e Jetës
15 Ditët
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin
25 ditë
Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.
Oswald Chambers: Gëzimi - Fuqia Në Zotin
30 ditë
Zbulo mençurinë e Oswald Chambers, autor i "Maksimumi im për më të lartën e Tij", në këtë thesar të njohjeve rreth gëzimit. Çdo lexim përmban citate nga Chambers së bashku me pyetje për reflektimin tënd personal. Ndërsa ai të frymëzon dhe të sfidon me mençurinë e tij të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë biblike, ti do të gjesh veten duke dashur të kalosh më shumë kohë duke komunikuar me Perëndinë.
Një Shkundje Gëzimi
31 ditë
Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.